Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mohuar akuzat se ushtarët sirianë që kanë mbështetjen e Ankarasë u dërguan në rajonin e Nago-Karabakut, me qëllim që të luftojnë në krah Azerbajxhanit kundër Armenëve

Edhe pse i hodhi poshtë prentedimet e perëndimorëve për dërgimin e ushtarëve, udhëheqësi turk tha se vendi i tij është i gatshëm që të krijojë cdo lloj mbështetje për Azerbajxhanin.

“Shumë thonë se ne kemi dërguar luftëtarë sirianë atje. Ata i kanë duart e tyre plot në vendin e tyre dhe nuk kanë arsye që të shkojnë në Nago-Karabak”, deklaroi Erdogan.

Nga ana tjetër, ai konfirmoi praninë e luftëtarëve sirianë pro-turq në Libi, ku ata mbështesin qeverinë libiane të njohur ndërkombëtarisht të vendosur në Tripoli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";