Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha sot se kthimi për në Turqi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” është hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve në mes të dy vendeve.

Anija kërkimore “Oruc Reis” është rikthyer në Antali.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën së fundmi lidhur me pretendimet e të dyja palëve për burimet natyrale Mesdheun Lindor.

“Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime”, u tha në gazetarëve në Selanik, kryeministri grek, Mitsotakis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

“Hapi i parë (nga Turqia) do të përmirësojë situatën sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ai.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përkeqësuan, pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo.

Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konflikti në Mesdhe/ Mitsotakis: Tërheqja e anijes kërkimore turke, një hap pozitiv shkruan Vizion Plus.