Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, mbase dhe me vite.

Duke folur këtë të diel për “Sky News”, numri dy i Britanisë është shprehur se aleatët perëndimor të Ukrainës duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që Vladimir Putin i Rusisë të dështojë.

Lufta e rusëve në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 11-të, ku janë shënuar viktima dhe shumë shkatërrime, pasi trupat ruse po synojnë kryesisht qytetet e mëdha e të populluara ukrainase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";