Një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë është ndalur për kontroll në zonën e Follorinës.

Gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike pa leje.

Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu, ato u konfiskuan dhe u arrestua shoferi 48-vjeçar.

Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin./vizionplus.tv