Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në orët e vona të së premtes në burgun e Fierit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi bëhet e ditur se kishte informacione se brenda institucionit mund të kishte lëndë narkotike.

Drejtoria e burgjeve bën të ditur se, pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta, u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";