Koreja e Veriut ka testuar, të mërkurën, me sukses një predhë hipersonike, raportoi media shtetërore e vendit. Sipas saj, predha goditi objektivin në shenjë, në 700 kilometra distancë. Ky është testimi i dytë i raportuar për një predhë hipersonike, që mund të shmangë pikasjen nga radarët për më shumë kohë se sa predhat balistike.

Testimi u krye pasi në fjalimin e Vitit të Ri, lideri Kim Jong-un kishte deklaruar se do të fuqizonte sistemet mbrojtëse të Penianit, për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak në gadishullin korean.

Koreja e Veriut i bashkohet kështu një grupi shumë të vogël shtetesh, ku përfshihet Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, që po përpiqen të prodhojnë predha hipersonike. Testi i fundit u pikas nga autoritetet japoneze, të mërkurën.

Armët hipersonike zakonisht fluturojnë në lartësi më të ulëta sesa ato balistike dhe mund të arrijnë një shpejtësi pesë herë më të madhe sesa ajo e zërit, ose rreth 6200 km/h.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";