Koreja e Veriut ka testuar ditën e djeshme një raketë anti-ajrore. Ky është testi i katërt i armëve në më pak se një muaj.

Testi i ditës së djeshme vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë të re hipersonike, e cila mendohet të ketë aftësi bërthamore. Testimi i raketës u bë nga akademia e mbrojtjes.

Përfaqësues nga kryeqyteti Pheniani thanë se armët janë të nevojshme për vetëmbrojtje, duke akuzuar SHBA dhe Korenë e Jugut për “standarde të dyfishta”.

Testet e fundit po shihen si një shenjë e qartë se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të ngadalësojë prodhimin e armëve. Sipas lajmeve shtetërore KCNA, raketa e re kundërajrore tregoi performancë të jashtëzakonshme luftarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Testi i raketës erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un zgjati një degë ulliri drejt Jugut, duke thënë se ai donte të rivendoste një linjë telefonike vitale komunikimi mes tyre./ Voa