Një 15-vjecare ka ndërruar jetë nga Covid-19 në ditën që do të shkonte të vaksinohej. Jorja Halliday në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi pozitive pasi kishte simptoma të ngjashme me gripin të cilat u përshkallëzuan në atë pikë ku rrahjet e zemrës së saj ishin dyfish të ritmit normal.

Sipas mediave të huaja, 15-vjeçarja vdiq në spital vetëm katër ditë pasi mori rezultatet e testit të PCR.

Ajo që filloi si dhimbja e fytit dhe pamundësia për të ngrënë, më vonë u shndërrua në paaftësinë e saj për të mbajtur ujin derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Pavarësisht se u vendos në një ventilator në Spitalin Queen Alexandra në Portsmouth, Hants, Jorja nuk u stabilizua pasi zemra e saj kishte shumë komplikacione.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit tregojnë se 15-vjecarja’ kishte miokardit Covid, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi.

Nëna e saj, Tracey Halliday, tha: “Ata e kuptuan se sa serioze ishte dhe unë akoma më lejohej ta prekja, ta mbaja dorën, ta përqafoja dhe gjithçka tjetër.

“Unë isha me të gjatë gjithë kohës. Ata u përpoqën ta fusnin në një ventilator për t’i dhënë trupit të saj një shans për t’u shëruar. Zemra e saj nuk mund të duronte tendosjen”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";