Nga një kollë e thatë deri tek humbja e nuhatjes, dihet që koronavirusi shoqërohet me një sërë simptomash të pakëndshme.

Tani, një studim i ri ka paralajmëruar që virusi gjithashtu mund të sulmojë qelizat e trurit, duke shkaktuar konfuzion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Yale zbuluan se virusi mund të infektojë qelizat e trurit.

Në studim, ekspertët testuan efektet e COVID-19 mbi njerëzit dhe mostrat e trurit të minjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit, të udhëhequr nga Eric Song shpjeguan: “Ne shqyrtuam mundësinë që SARS-CoV-2 të infektojë indet nervore si të minjve, ashtu edhe të njerëzve dhe të demonstrojmë pasoja të mundshme të tij tek truri. Rezultatet tona tregojnë se simptomat neurologjike të shoqëruara me COVID-19 mund të lidhen me sulmin që virusi ka bërë në sistemin nervor qendror.”

Studimi vjen menjëherë pasi mjekët paralajmëruan për një rritje të pacientëve COVID-19 që raportuan simptoma neurologjike, duke përfshirë konfuzionin e dhimbjet e kokës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr. Halim Fadil shpjegoi: “Shumë pacientë me COVID-19 janë raportuar të kenë simptoma neurologjike, të tilla si dhimbje koke, konfuzion, kriza, dhe madje edhe goditje në tru.”

Ka edhe nga ata pacientë që janë si në jerm, që mund të kenë halucinacione dëgjimore/vizuale, çorientim të kohës dhe hapësirës, axhitim, aggression, luhatje të nivelit të vetëdijes, dëmtim të ciklit të gjumit-zgjimit. Ky ishte shpjegimi që dha neurologu Kevin Conner. Sipas tij, këto shenja mund të shfaqen tek personat që kanë nevojë për terapi intensive, kur infektohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se ky është një fakt shqetësues sepse deliri mund të çojë në dëmtime afatgjata të trurit.

Koronavirusi mund të sulmojë qelizat e trurit/ Shkakton delir dhe konfuzion shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";