Koronavirusi ka qenë prezent në dy qytete të mëdha në veri të Italisë, që në muajin dhjetor. Sipas mediave të huaj, vetëm dy muaj më vonë është zbuluar rasti i parë nga autoritetet shëndetësore.

Sipas një studimi të bërë publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, gjurmë të virusit janë gjetur në ujërat e zeza të Milanos dhe Torinos në fund të vitit të shkuar, ndërsa në Bolonja, në fillim të janarit.

Instituti ka analizuar kampionë të ujërave të zeza të mbledhura nga tetori i vitit 2019 deri në shkurt të 2020, atëherë dhe kur Covid-19 goditi zyrtarisht Italinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kampionët e mbledhur në muajt tetor dhe nëntor rezultuan negativë, duke treguar kështu se virusi nuk ka mbërritur në Itali përpara dhjetorit 2019.