Për herë të parë nga 2 marsi tashmë i largët, bilanci i viktimave ndaj COVID-19 në Itali shkon poshtë limitit treshifror.

Të dhënat e sotme flasin për 99 viktima, ndërkohë që 451 janë rastet e reja me koronavirus. Vlen të theksohet se rajoni më problematik mbetet ende Lombardia, me rreth 40% të gjithë rasteve të reja.

Nga sot vendi fqinj ka regjistruar një fazë të re me hapjen e kafeneve dhe restoranteve që respektojnë distancën sociale, edhe pse mungesa e turistëve po penalizon më së shumti qytete si Roma, Venezia dhe Firenze, që mbahen me këtë ekonomi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";