Vetëm pak muaj pasi kremtoi arritjen e shifrës rekord të një milionë vizitorëve në vit, qyteti i famshëm i lashtë i Petras, destinacioni më i njohur turistik i Jordanisë dhe një prej shtatë mrekullive të botës, është kthyer në një qytet fantazëm.

Atje nuk shkel më këmbë njeriu pasi autoritetet jordaneze morën masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. “Koronavirusi na ka prekur shumë. Ajo që po ndodh në të gjithë botën në 2020-tën, nuk është normale. Ka prekur turizmin global, sepse turizmi është vec të tjerash edhe i lidhur me udhëtimin. Në të njëjtën kohë, ai prek ekonominë, dhe kështu njerëzit, normalisht që do të shpenzojën më pak para për turizmin”, tha Suleiman Farajat, kreu rajonal i turizmit.

Edhe një pronar hoteli, Tarek Twissi, tha se “ ne jemi goditur rëndë. Pandemia ka ndaluar të gjithë aktivitetet turistike, udhëtimet, cdo lloj transporti e ka ndikuar mbi komunikimin social, e kjo ka sjellë një stanjacion në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe agjensive të udhëtimit. Këta sektorë janë paralizuar thuajse tërësisht”. Petra është klasifikuar nga Unesco në 1985-sën si zonë e trashegimisë botërore. Qyteti që daton të paktën 200 vjet para Krishtit ishte dikur kryeqendër e arabëve nomadë, dhe vazhdon të mrekullojë me nuancat e ngjyrave, fosilet dhe mbishkrimet në shkembinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";