Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të enjten se “nuk ka konsultime që po zhvillohen aktualisht” me SHBA-në për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.Komentet e tij erdhën pasi media të ndryshme raportuan ekzistencën e një plani të tillë.

“Sigurisht që ka kontakte, por procese që mund të quhen konsultime nuk janë duke u zhvilluar”, u ka thënë Peskov gazetarëve në një konferencë telefonike, ndërsa qarkulluan raportime rreth një propozimi të ri SHBA-Rusi.

Peskov ka përsëritur se “nuk kemi asgjë të re për të shtuar në atë që u tha në Anchorage” në gusht, kur u takuan presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai ka theksuar se Rusia “mbetet e hapur” për t’i dhënë fund operacionit ushtarak, por ka shtuar se “zgjidhja duhet të çojë në eliminimin e shkaqeve rrënjësore të këtij konflikti”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";