Vladimir Putin nuk po planifikon një vizitë në Turqi përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit. Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, i cili shtoi se shkak është bërë axhenda e ngjeshur e Putin.

“Nuk ka kohë para zgjedhjeve. Orari është ende mjaft i ngjeshur për presidentin dhe Erdogan është gjithashtu i zënë”, tha Peskov i pyetur për mundësinë e një takimi mes presidentëve të Rusisë dhe Turqisë para zgjedhjeve në Rusi.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë caktuar për 15-17 mars. Në rast se nuk ka fitues (kërkohet të paktën gjysma e votave), raundi i dytë do të mbahet më 7 prill.

Më herët presidenti i Rusisë ka kontaktuar në telefon me Erdogan për t’i uruar ditëlindjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, theksohet se gjatë bisedës, Vladimir Putin ka falënderuar presidentin turk për kontributin e tij në përparimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve./vizionplus.tv/