Sanksionet e Perëndimit nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndërsa kanë filluar negociatat e midis Moskës dhe Kievit, nuk ka plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve. Peskov hodhi poshtë akuzat për sulme ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e municioneve kundrejt tyre.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si operacion special për çmilitarizimin e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";