Një trafikant shqiptar i burgosur në Britaninë e Madhe do të deportohet pasi gjyqtarët vendosën se kërcënimi i tij ndaj sigurisë publike tejkalonte pretendimin e tij për të drejtat e njeriut.

Neritan Kolludra, 40 vjeç, kreu i një grupi të krimit të organizuar shqiptar, u dënua me 14 vjet e katër muaj burg në dhjetor 2019. Ai akuzohet për furnizim me kokainë.

Ministrat kërkuan ta dëbonin atë dy vjet më vonë, por Kolludra, të cilit i ishte dhënë qëndrimi i përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte një grua dhe tre fëmijë në vend, pretendoi se kjo do të ishte një shkelje e të drejtës së tij për një familje sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Megjithatë, gjykata nuk e mori parasysh pretendimin e tij. Ai do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg shqiptar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";