Një çamçakëz eksperimental që përmban një proteinë “kurth” për grimcat e koronavirusit mund të kufizojë sasinë e virusit në pështymë dhe të ndihmojë në frenimin e transmetimit kur njerëzit e infektuar flasin, marrin frymë ose kolliten, sipas studiuesve.

Çamçakëzi përmban kopje të proteinës ACE2 që gjendet në sipërfaqet e qelizave, të cilat virusi i përdor si një portë për të depërtuar në qeliza dhe për t’i infektuar ato. Në eksperimentet duke përdorur mostra të pështymës dhe shtupës nga individë të infektuar, grimcat e virusit u ngjitën në “receptorët” ACE2 në çamçakëz.

Si rezultat, ngarkesa virale në mostra ra me më shumë se 95%, raportoi ekipi hulumtues për Terapinë Molekulare nga Universiteti i Pensilvanisë.

Çamçakëzi ka një ndjenjë dhe shije si çamçakëzi i zakonshëm, mund të ruhet për vite në temperatura normale dhe përtypja e tij nuk dëmton mukozën e gojës thonë studiuesit. Përdorimi i çamçakëzit për të reduktuar ngarkesat virale në pështymë, do të shtonte përfitimin e vaksinave dhe do të ishte veçanërisht i dobishëm në vendet ku vaksinat nuk janë ende të disponueshme ose të përballueshme.(Reuters, “Si”)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";