Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një pacient me sëmundje koronare të zemrës, duke parashikuar në këtë mënyrë shanset e një pacienti për të mbijetuar, shkruan Science Daily.

Studiuesit në Spitalin Universitar Charite të Berlinit, të udhëhequr nga Dr Florian Kurt dhe Marcus Ralser, të cilët botuan studimin në revistën e shëndetit dighital PLoS Digital Health, studiuan nivelet e 321 proteinave në mostrat e gjakut.

Nga pacientët e infektuar me Covid, 15 prej tyre vdiqen ndërsa ata që mbijetuan qëndruan në spital për 63 ditë. Sistemi i inteligjencës artificiale u përdor më pas për të gjetur korrelacione midis proteinave dhe mundësisë për mbijetës të pacientit.

Në këtë mënyrë u identifikuan 14 proteina që me kalimin e kohës ndryshojnë tek pacientët që rikuperohen në krahasim me ata që nuk arrijnë të mbijetojnë. Modeli, i testuar në 24 pacientë të tjerë të sëmurë rëndë me Covid-19, tregoi saktësi të lartë prognostike, duke parashikuar saktë 18 nga 19 pacientët që mbijetuan, si dhe  pesë pacientët që vdiqën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit thanë se sapo prognoza e sistemit të konfirmohet në një kampion më të madh pacientësh, ai mund të përdoret nga mjekët për të identifikuar pacientët që janë më të rrezikuar të humbasin jetën.