Por në muajin prill, shkencëtarët nga Instituti Rockefeller të Universitetit të West Virginia (RNI) u përpoqën që të krijojnë një platformë me të cilën mund të hetohet sëmundja edhe nëse nuk ka simptome të dukshme. Përbëhet nga një unazë për gisht e quajtur Oura dhe modeleve të parashikimit të inteligjencës artificiale AI.
Kjo platformë digjitale mund të detektojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90 për qind saktësi, shkruan Endgaget të martën.
Ka të bëjë me neuroshkencë dhe përcjell biometrinë e stresit, ankthit, memories dhe biometrive psikologjike. Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperatura e trupit, ritmi i zemrës, ritmi i frymëmarrjes dhe struktura e gjumit. Pastaj kombinohen të dhënat me modele nga AI.
Platorma po testohet në 600 profesionistë të shëndetësisë dhe Universiteti i West Virginia është duke bashkëpunuar me partnerë si Universiteti Thomas Jefferson dhe ai Vanderbilt për t’i rritur testet në 10.000 pjesëmarrës.