Miliarderi kinez, Ren Zhiqiang që kritikoi presidentin Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit është burgosur me 18 vjet për korrupsion.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli Ren fajtor për disa akuza, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milionë dollarëve në fonde publike, pranimin e ryshfetit dhe abuzimin e pushtetit që shkaktoi në total humbje prej 17.2 milionë dollarë për pronën shtet të ndëmarrjes që ai drejtonte dikur.

Gjyqtarët e dënuan atë me 18 vjet burg dhe e gjobiten me 620 mijë dollarë. Gjykata tha se ai “pranoi vullnetarisht të gjitha krimet e tij” dhe “ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës.

Dënimi i rëndë i Ren duket se është krijuar për t’i dërguar një mesazh anëtarëve të tjerë të elitës kineze se çdo kritikë publike ose sfidë ndaj Xi nuk do të tolerohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kritikoi presidentin, Kina dënon me 18 vjet burgim miliarderin shkruan Vizion Plus.