Gazetari Vladimir Kara-Murza, shtetas ruso-britanik dhe kritik i zëshëm i Kremlinit, u dënua me 25 vjet burgim për tradhti dhe vepra të tjera.

 

Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli të hënën vendimin për akuzat, të cilat vetë Kara-Murza i mohon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Verdikti vjen pas më shumë se një viti prej se Kara-Murza është arrestuar nën akuzat për përhapje të “informacioneve të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë.

 

Është ky një nga dënimet më të ashpra të një rusi, i cili është shprehur kundër luftës së Kremlinit në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria britanike dënoi menjëherë verdiktin dhe dënimin, duke thënë se rasti kundër 41-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, është “i motivuar politikisht”.

 

“Vladimir Kara-Murza ka dënuar me guxim pushtimin rus të Ukrainës për atë që është – një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mungesa e angazhimit të Rusisë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, është alarmante”, thuhet po ashtu në deklaratë.

 

Kara-Murza, kundërshtar i zëshëm i Qeverisë aktuale ruse, tha se është burgosur për pikëpamjet e tij politike, që janë kundër luftës në Ukrainë dhe kundër “diktaturës së presidentit rus, Vladimir Putin”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jo vetëm që nuk pendohem për asnjë nga këto, por jam krenar për të gjitha”, tha ai, duke shtuar se mezi pret një ditë “kur ata që e ndezën këtë luftë, dhe jo ata që u përpoqën ta ndalin atë, të jenë të njohur si kriminelë”.

 

Rusia ka miratuar një ligj që kriminalizon përhapjen e “informacionit të rremë” për ushtrinë e saj, menjëherë pasi ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kara-Murza është i fundit në mesin e disa aktivistëve të opozitës, reporterëve dhe të tjerëve që janë arrestuar dhe ndjekur penalisht në bazë të këtij ligji./rel