Tensionet mes Polonisë dhe Bjellorusisë përsa i përket pranisë së emigrantëve në kufirin mes dy vendeve, ka bërë që autoritetet polake të vendosin për ndërtimin e një muri në dhjetor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria polake së fundmi ka vendosur që në kuadër të krizës së emigrantëve të ndërtohet nga mesi i vitit 202, një mur që do të ishte i gjatë 180 kilometra dhe  5,5 metra e lartë.

Veprimi që do të zbatohet përmes ndërtimit të një barriere në kufirin me Bjellorusinë “është një investim absolutisht strategjik dhe prioritar për sigurinë e kombit dhe qytetarëve të tij”, ka thënë ministri i Brendshëm i Varshavës, Mariusz Kaminski.

Ndërkohë pritet që kontrata për nisjen e murit të firmoset me 15 dhjetor dhe puna në kufi do të nisë në fund të këtij muaji, 24 orë në ditë me tre turne.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Barriera ka një kosto të vlerësuar prej 353 milionë euro dhe pritet të shtrihet 180 kilometra, rreth gjysma e gjatësisë totale të kufirit Polako-Bjellorusi.