Situata kritike me migrantët në kufijtë e jashtëm të BE ka bërë që kancelarja në detyrë, Angela Merkel të zhvillojë një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin të mërkurën.

Për shkak të situatës dramatike në kufijtë e jashtëm të BE, kancelarja në detyrë, Angela Merkel ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Putin të mërkurën për gjendjen në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel i ka thënë Putinit se “instrumentalizimi i migrantëve” nga Bjellorusia është johuman dhe i papranueshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo i është drejtuar Putinit që të influencojë në këtë krizë ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos.

Kremlini kishte fajësuar më parë BE për krizën e migrantëve në kufirin polak-bjellorus, duke thënë se BE po dështon në respektimin e vlerave të saj humanitare.

Por BE dhe qeveria polake akuzojnë pushtetmbajtësin bjellorus, Aleksander Lukashenko, se po lejon qëllimisht fluturime të njerëzve nga zonat e krizës për t’i kontrabanduar ata në BE.

Gjendja në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë mbetet e tensionuar./ DW

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";