Pjesa më e madhe e Libanit ka mbetur pa energji elektrike, duke e zhytur vendin në errësirë, në mes të krizës së rëndë ekonomike që tashmë është një realitet.

Dy centralet kryesore të prodhimit të energjisë janë mbyllur dhe autoritetet fajësojnë mungesën e lëndës djegëse që përdoret për to, si shkaktare të këtij problemi.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se centralet e ndaluan punën të shtunën në mbrëmje dhe mendohet se furnizimi me energji nuk do të rikthehet për disa ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për 18 muaj me radhë Libani është përballur me një krizë ekonomie dhe mungesë të theksuar të karburantit. Kriza e ka futur më shumë se gjysmën e popullsisë në varfëri dhe ka detyruar qytetarët të dalin në protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.