Një numër i madh pikash karburanti në të gjithë Anglinë kanë ngritur alarmin se po i mbarojnë rezervat e naftës dhe benzinës. Radhë të gjata makinash janë parë në disa pika karburanti gjatë ditëve të fundit në Britani dhe durimi po shuhet ndërsa shoferëve u duhet të presin me orë të tëra.

Policia ka bërë edhe disa arrestime si pasojë e incidenteve të shkaktuara në gjaknxehtësi e sipër.

Rafineritë në Britani të Madhe janë plot me naftë dhe benzinë, por problemi qëndron te transporti. Këtij shteti i nevojiten të paktën 100 mijë shoferë kamioni për të furnizuar pikat e karburantit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo mungesë i atribuohet kryesisht Brexit dhe pandemisë të koronavirusit, pasi shumë u larguan pas daljes së Britanisë nga BE, ndërsa izolimet e shpeshta kanë penguar trajnimin e shoferëve të rinj. Qeveria e Londrës ka lehtësuar procesin e dhënieve të vizave për punonjësit e huaj, por duket se oferta nuk po pranohet.

Të paktën 90 për qind e pikave të karburantit qëndrojnë të mbyllura. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar që problem me transportin do të zgjidhet përpara festës së Krishtlindjeve, por qytetarët janë skeptikë për këtë.