Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 8 avionë të tjerë luftarakë F-15 në Poloni si pjesë e një misionin monitorues të NATO pas rritjes së mëtejshme të tensioneve në Ukrainë dhe kërcënimit rus për ta pushtuar.

“8 avionë të tjerë F-15 mbërritën në bazën ushtarake në Lask, për t’iu bashkuar të tjerëve që u ulën javën e kaluar”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë deklaruan se 3000 ushtarë të tjerë do të dërgohen në  Poloni në ditët e ardhshme. Deri në këto momente, në këtë vend janë dislokuar mbi 1300 trupa amerikane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";