Kryebashkiaku i Mariupolit: Forcat ruse po djegin trupat për të fshehur krimet

Kryetari i qytetit port të Ukrainës, Mariupol, thotë se më shumë se 10 mijë civilë kanë vdekur që kur forcat ruse rrethuan qytetin.

 

Por, ai shton se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë sa dyfishi i kësaj shifre. Vadym Boychenko akuzoi forcat ruse për djegien e trupave të të vrarëve, në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve. Duke folur me telefon për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boychenko tha se rrugët e qytetit janë të mbushura me kufoma, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse nga toka, uji dhe ajri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mijëra viktima ngelën në rrugë, nuk kishim mundësi t’i largonim sepse forcat ruse kishin hyrë në qytet dhe lufta urbane kishte filluar. Nuk kishte siguri dhe ishte e pamundur”, thotë ai.

 

Kryebashkiaku foli nga një pjesë e territorit që kontrollohet nga Ukraina, jashtë Mariupolit. Ai tha se forcat ruse sollën në qytet krematoriume mobile për të djegur trupat e të vrarëve dhe zhdukur dëshmitë e krimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Boychenko shtoi se informacionet për këto pretendime i ka konfirmuar nga disa burime, por nuk dha më shumë hollësi.

 

“Tani e kuptojmë arsyen pse pjesa e pushtuar e qytetit nga ushtria ruse është e mbyllur. Ata po mbledhin trupat në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve. Tani e dimë pse nuk lejuan hyrjen e asnjë misioni humanitar. Ata nuk donin të tregonin se çfarë kanë bërë. Mijëra banorë janë vrarë nëpër rrugët e qytetit tonë”, shpjegon zoti Boychenko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fuqitë perëndimore thonë se forcat ruse po rigrupohen për një sulmi të ri në rajonet lindore të Ukrainës.

 

Qyteti juglindor i Mariupolit ka përjetuar disa nga sulmet më të rënda dhe humbjet më të mëdha mes civilëve në luftën gjashtëjavore. Sulmet e vazhdueshme të forcave ruse kanë vështirësuar grumbullimin e informacioneve mbi gjendjen reale brenda qytetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet lokale thonë se më shumë se 10 mijë civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftimeve, por shifra e vërtetë besohet se mund të jetë shumë më e lartë./VOA