Ndërsa luftimet Rusi-Ukrainë vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko ka dhënë një përditësim mbi situatën e qytetin port.

Boichenko thotë se qyteti ka pësuar shumë viktima në 14 orët e fundit, pasi banorët u goditën nga sulmet e pandërprera të ushtrisë ruse, ndërsa thekson se në qytet nuk ka ujë, shkruan skyneës.

Boichenko tha gjithashtu se forcat ruse kanë tentuar të ndalojnë evakuimin e civilëve nga qyteti.

Sakaq, sonte në darkë pritet të zhvillohet raundi i dytë i negociatave midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase për sigurimin e paqes në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";