Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite më 18 gusht, në vizitën e tij të parë që kur rivalët e Lindjes së Mesme njoftuan për përmirësim të papritur të raporteve, thanë zyrtarët.

 

Ministri iranian, Hossein Amir-Abdollahian, që udhëtojë për në Riad një ditë më herët, zhvilloi bisedime me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Xheda, njoftoi Ministria e Jashtme saudite.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy zyrtarët diskutuan për raportet mes shteteve, “për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe mënyra për t’i zhvilluar ato si dhe diskutuan për zhvillimet sa i përket situatës rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministria saudite përmes një postimi në X, që më herë njihej si Twitter.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha se Hossein Amir-Abdollahian është zyrtari i parë i lartë iranianë që është takuar me Princin saudit të Kurorës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irani, shtet me shumicë myslimane shiite, dhe Arabia Saudite me shumicë sunite, shkëputën raportet më 2016. Por, dy shtetet rivendosën raportet pas arritjes së një marrëveshjeje në mars, që u ndërmjetësua nga Kina.

 

Arritja e kësaj marrëveshjeje nxiti optimizëm, pasi këto dy shtete për vite të tëra kishin mbështetur palë të ndryshme në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe në Jemen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të enjten, ministri iranian Amir-Abdollahian, tha se “përparimi në raportet tona po shkon në drejtimin e duhur”.

 

Kryediplomati iranian përmendi bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë, por nuk bëri njoftim për ndonjë marrëveshje të re.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga marrëveshja e marsit, Arabia Saudite ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e paqes në Jemen, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e rebelëve Huthi në Sana të Jemenit. Po ashtu, Riadi ka arritur që të rikthejë Sirinë – aleaten e Iranit – në Ligën Arabe./rel