Naftali Bennett

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbërriti të dielën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai pritet të takohet të hënën me sundimtarin de facto të këtij vendi, në vizitën e parë të nivelit më të lartë që nga zyrtarizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve vitin e kaluar.

Vizita vjen mes tensioneve të rritura rajonale, ndërsa fuqitë botërore po përpiqen të rinovojnë një marrëveshje bërthamore me Iranin. Izraeli ka kërkuar forcimin e mbrojtjes së përbashkët me shtetet arabe të Gjirit që ndajnë të njëjtin shqetësim mbi aktivitetet e Teheranit.

Megjithatë, së fundmi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë patur kontakte me Iranin. Të hënën e kaluar ata dërguan në këtë vend një zyrtar të lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është vizita e parë të zhvilluar ndonjëherë nga një kryeministër i Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyra e kryeministrit njoftoi se zoti Bennett do të takohet të hënën me Princin e Kurorës së Abu Dhabit Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan. Autoritetet në Abu Dhabi nuk e kanë konfirmuar deri tani vizitën.

Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me Bahreinin, Sudanin dhe Marokun normalizuan lidhjet me Izraelin nën një iniciativë të mbështetur nga Uashingtoni të quajtur “Marrëveshja e Abrahamit”, e cila mban emrin e patriarkut biblik, një figurë që nderohet si nga hebrenjtë, ashtu edhe nga të krishterët dhe myslimanët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";