Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, njoftoi heqjen dorë nga diploma e marrë në vitin 1999, pas akuzave për plagjiaturë.

Bettel tha se i ka kërkuar Universitetit të Lorraine-s në Francë të anulojë diplomën e nivelit Master që iu dha në 1999 “për të hequr çdo dyshim në lidhje me meritat e DEA (gradë) dhe për të shmangur humbjen e besimit në punën akademike“, raporton “Le Monde“.

Bettel nuk e ka pranuar se ka kopjuar dhe në një deklaratë është shprehur se nuk ka qenë qëllimi i tij të mashtrojë askënd në atë kohë.

Akuzat për plagjiaturë u ngritën për herë të parë në një artikull të gazetës luksemburgase “Reporter”, e cila thoshte se “më shumë se tre të katërtat” e tezës që Bettel ka dorëzuar në 1998 – mbi reformën e votimit në zgjedhjet evropiane – ishin marrë nga burime të pacituara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri 48-vjeçar, jurist në profesion, ka edhe një diplomë master nga Universiteti i Lorraines.

Në një deklaratë, universiteti njoftoi se pas një verifikimi i ka kërkuar z. Bettel të bëjë sërish temën e diplomës, duke e plotësuar me citimet e munguara.

Ndërsa Bettel u përgjigj se puna e tij ishte origjinale, megjithëse ai pranoi se nuk kishte dhënë “referenca tekstesh të veçanta për pasazhe individuale”, të cilat mund të konsiderohen “një formë plagjiature”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";