Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se aleatët e NATO-s “duhet të zgjohen” përballë përpjekjeve ruse për të destabilizuar rajonin.

 

Në një intervistë për BBC-në, Morawiecki tha se ngjarjet e fundit tregojnë se Kremlini dhe aleatët e tij duan “ta ndryshojnë sistemin gjeopolitik” dhe “ta përçajnë Bashkimin Evropian”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Morawiecki përmendi këtu rritjen e pranisë ruse pranë kufirit me Ukrainën, rritjen e çmimeve të gazit dhe krizën me migrantë në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

 

Ai i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të NATO-s, që pritet të mbahet gjatë ditës së martë. NATO, e cila është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë, dhe udhëheqësit e BE-së e kanë akuzuar Bjellorusinë së voni për orkestrimin e krizës me migrantë në kufirin e saj me Poloninë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Morawiecki tha se “nuk është tepër vonë për të vepruar”, por shtoi se mund të jetë vonë pas disa muajsh.

 

“Gjëra të këqija mund të ndodhin në Ukrainë, për shembull; ose, mund të ketë një problem tjetër të madh me migracionin në të gjithë Evropën”, tha Morawiecki.

Ai tha se beson se “autor” i krizës me migrantë është udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, por, sipas tij, “ai e ka sponsorin e tij, ai e ka drejtorin e tij” në Kremlin – duke iu referuar kështu presidentit rus, Vladimir Putin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Të gjitha pjesët e enigmës së bashku paraqesin një pamje jo shumë të mirë”, tha Morawiecki.

 

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, takohen të martën në Riga të Letonisë për bisedime./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";