Gjashtë persona me origjinë shqiptare janë lënë në paraburgim pas zbulimit të një ferme kanabisi në një shtëpi të braktisur të kujdesit në Leeds.

 

Policia e West Yorkshire ekzekutoi urdhrat e arrestit në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown, të hënën, shkruan BBC.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oficerët gjetën bimë kanabisi me një vlerë prej rreth 450,000 £, tha policia.

 

Gjashtë shtetas shqiptarë u arrestuan në vendngjarje dhe më pas u akuzuan për prodhim kanabisi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Altior Deda, 30 vjeç, Erijon Gjoka, 21 vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç, Agostin Marku, 36 vjeç, Ali Qerfozi, 41 vjeç  dhe Andi Teta, 32 vjeç, të gjithë nga Moorfield House, u paraqitën të martën në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds./vizionplus.tv