Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptartit Bledar Dedja në Itali.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u  gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, Mercedesi i bardhë, i cili u gjet 100 metra larg trupit të viktimës.

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura.

Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo.

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";