Vijojnë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për grupe të caktuara dhe përdorimit të kartës jeshile në Australi.

 

Mijëra njerëz mbushën rrugët kryesore të Melburnit për ditën e dytë radhazi për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi vendimin e qevërisë, ku thuhet se tashmë edhe  punëtorët e ndërtimit do të detyrohen të vaksinohen kundër koronavirusit ose ata do të pezullohen nga puna.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta u përshkallëzua në dhunë. Policët hodhën piper të kuq dhe qëlluan me plumba manovër për të shpërndarë turmat. Demonstruesit u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë, shishe dhe të tjera sende të forta.

 

Rreth 60 persona përfunduan në pranga ndërsa disa oficerë policie mbetën të plagosur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Australia ka mbyllur qytetet e saj më të mëdha Sydney,Melbourne, si dhe kryeqytetin, Canberra, për të frenuar perhapjen e pandemisë.

 

Protestat e fundit kanë ngjallur edhe reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtarë. Republikanët amerikanë i kërkuan Shteteve të Bashkuara të vendosin sanksione ndaj Australisë, pas pamjeve të publikuara ku oficerët e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj demonstruesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";