Eric Zemmour, kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës.

 

Teksa 63-vjeçari lëvizte mes turmës drejt skenës, një person që gjendej mes njerëzve e kapi Zemmor nga qafa, përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin. Pas incidentit, ai vazhdoi me fjalimin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat lokale raportojnë se mjekët i kanë urdhëruar nëntë ditë pushim.

 

Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas javësh spekulimesh, Zemmour njoftoi të martën kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022.

 

Ndonëse rezultati i garës është ende i pasigurt, sondazhet e opinionit aktualisht sugjerojnë se Macron ka të ngjarë të mbajë pushtetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";