Liderja opozitare në Bjellorusi, Maria Kolesnikova tha se oficerët e sigurisë ia mbuluan kokën me një qese dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur tentuan që ta deportonin me forcë në Ukrainë në fillim të kësaj jave, sipas një deklarate të paraqitur nga avokati i saj këtë të enjte.

Kolesnikova, një udhëheqëse e shquar e protestave njëmujore kundër rizgjedhjes së Presidentit Alexander Lukashenko, tani është në paraburgim në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Në një deklaratë, ajo tha se ishte e frikësuar për jetën e saj. Po ashtu, ajo është kërcënuar se mund të burgoset deri në 25 vjet.

Avokati i saj tha se ajo ishte duke bërë një ankesë penale kundër autoriteteve bjelloruse, duke përfshirë policinë e sigurisë së KGB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukashenko mohon manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit, ndërsa ka goditur ashpër kundërshtarët që kërkojnë dorëheqjen e tij.

The post Kundërshtarja e Lukashenkos e frikësuar: Më kanë kërcënuar, duan të më vrasin appeared first on Vizion Plus.