Në Itali ka hyrë në fuqi detyrimi për pasportën shëndetësore edhe në shkolla, trena, aeroplanë si dhe autobusë me distanca të gjata. Por një pjesë e mirë e udhëtarëve nuk i kanë mirëpritur masat e reja duke protestuar në stacione.

Tubuesit u organizuan në 53 qytete me qëllimin për të mos lejuar trenat të qarkullojnë por ndërhyrja e karabinierëve i ka dhënë fund përpjekjes. Kontrollet për zbatimin e masave në të gjithë Italinë, janë përforcuar ndërsa zyrtarët më të lartë të vendit janë zotuar për tolerancë zero kundër demonstruesve të dhunshëm.  

Qëkurëse ka nisur rikthimi i masave, në Itali janë mbajtur protesta të vazhdueshme të cilat janë përshkallëzuar edhe në dhunë. Ministrja e brendshme, Luciana Lamorgese ka thirrur një takim urgjent për të diskutuar rritjen e dhunës dhe frikësimin ndaj gazetarëve e mjekëve, në këto organizime.

 “Ne gjithmonë do të sigurojmë lirinë për të demonstruar në mënyrë paqësore në përputhje me rregullat, por aktet e dhunës dhe kërcënimeve nuk do të lejohen.”-deklaroi Lamorgese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani, rreth 70% e banorëve të Italisë  të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Por ekspertët kanë shprehur shqetësimin se shumë njerëz në grupmoshën 50-69 vjeç që konsiderohen më të rrezikuar, nuk janë imunizuar ende dhe as nuk janë regjistruar për këtë qëllim.   / Burimi:Tgcom