Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, UKHSA, së fundmi ka kryer një studim në lidhje me transmetueshmërinë e koronavirusit nga të infektuarit.

Autoritetet shëndetësore britanike, sipas të dhënave të grupuara bëjnë me dije se në ditën e pestë pas diagnostikimit me Covid, të infektuarit transmetojnë dy herë më shumë  virusin krahasuar me ditën e shtatë.

Mediat theksojnë se në ditën e peste virusi është 31% më ngjitës që nga momenti që zbulojmë se jemi me Covid, ndërsa në ditën e gjashtë dhe të shtatë propabiliteti bie në 16 %.

Studimi vlerëson gjithashtu se vetëm 5% e njerëzve  një në 20  janë ende në gjendje të transmetojnë koronavirusin dhjetë ditë pas diagnozës së tij me anë të testit. Ai gjithashtu konkludoi se në shumicën e rasteve transmetimi i virusit ndodh në fazën fillestare të infeksionit dhe jo në një fazë të avancuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se pas ditës së pestë pas diagnozës së koronavirusit, një numër jo i papërfillshëm njerëzish mund ta transmetojnë atë te të tjerët, nëse ai nuk ndjek masat e duhura paraprake dhe ata që e rrethojnë maskën, distancat.