Ahmed Gaddaf al-Dam, kushëri i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi ka thënë se do të cojë në gjykatë ish-sekretaren e Shteteve të SHBA, Hillary Clinton. Ajo mund të përballet me ndjekje penale nën akuzat e mbështetjes së terrorizmit dhe shkatërrimit të Libisë.
Procedimi gjyqësor aktualisht është duke u përgatitur nga avokatët e Ahmed al-Dam. Ai paralajmëroi se kjo çështje do të shoqërohet me dokumente që nuk u botuan nga Departamenti i Shtetit.
Disa vite më parë, themeluesi i ËikiLeaks, Julian Assange deklaroi për ekzistencën e disa materialeve që zbulonin rolin e Hillary Clinton në përmbysjen e Gaddaf-it në ngjarjet në Libi në vitin 2011. Periudhë kur Clinton shërbente si Sekretare e Shtetit të SHBA-ve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";