Bagazhi i dorës në avion mund t`i ketë ditët të numëruara. Për të zvogëluar rrezikun e infektimit në aeroplan, pasagjerët duhet të udhëtojnë sa “më lehtë”, me bagazhet që do të mblidhen në mënyrë të kontrolluar e vetëm një cantë shpine ose dore për t’u vënë nën sediljen përpara.

Ky është treguesi që shfaqet në 48 faqet e udhëzimeve të para globale të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), autoriteti më i lartë në transportin ajror tregtar.

Bëhet fjalë për një paketë me këshilla të dobishme për t’u rikthyer në fluturim të sigurt dhe përpjekja për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit të ri. Ideja do të jetë ajo e udhëtimit vetëm me gjërat thelbësore dhe bagazhi aq praktik i dorës, mund të zhduket, të paktën përsa kohë virusi është ende në qarkullim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";