Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka përshëndetur premtimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dërguar më shumë armatime të rënda në Ukrainë pas bisedimeve në një bazë ajrore gjermane.

 

“Një nga kërkesat e çuditshme të Rusisë në fillimin e luftës ishte “çmilitarizimi i plotë” i Ukrainës. Pas takimit epokal të djeshëm të 40 ministrave të mbrojtjes, kam një lajm të keq për Rusinë. Kapacitet, shpejtësi, logjistikë e thjeshtuar dhe një gamë e zgjeruar armësh, Ukraina po forcohet”, shkroi ai në Twitter.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";