Shërbimet e sigurisë letoneze kanë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë spiunë rusë.

Mediat e huaja raportojnë se dy të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë mbledhur informacione të natyrës konfidenciale dhe më pas ja u kanë kaluar ato shërbimeve sekrete të Rusisë.

Njëri nga të dyshuarit ishte akuzuar më parë për spiunazh për Rusinë.

Letonia, një ish-republikë sovjetike dhe tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan një kufi 214 km të gjatë me Rusinë. Kjo ka alarmuar shumë letonezë, të cilët shqetësohen se vendi i tyre mund të jetë në shënjestër të Moskës nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";