Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, kërkon që parlamenti të votojë për njohjen e  pavarësisë së republikave të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore. Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk shpallën pavarësinë e tyre nga Ukraina në maj 2014, por nuk janë njohur ndërkombëtarisht, shkruajnë mediat ruse.

Ukraina dhe Perëndimi akuzuan Rusinë se u ka ofruar mbështetje ushtarake por  Rusia gjithmonë ka mohuar se ka ndihmuar  separatistët. Rusia e Bashkuar mbështetet nga presidenti Vladmir Putin dhe është partia më e madhe, me 326  vende nga 450 në total.

Më parë, një propozim i ngjashëm ishte paraqitur nga një fraksion shumë më i vogël i Partisë Komuniste, por duke sugjeruar një rrugë më të drejtpërdrejtë drejt njohjes. Komunistët donin t’i kërkonin Presidentit Putin që të njihte menjëherë dy republikat, ndërsa Rusia e Bashkuar dëshiron të bisedojë fillimisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, si dhe agjencitë e tjera qeveritare.

Rikujtojmë se Rusia ka lëshuar pasaporta ruse për banorët në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga separatistët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";