Majin e kaluar ishte koha kur mbreti Charles III u kurorëzua pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Pjesëmarrësit ishin të shumtë, por e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te familja mbretërore. Me të mbërritur në Westminster Abbey për kurorëzimin e Mbretit, Princi William dhe Kate Middleton mund të shiheshin duke shkëmbyer fjalë dhe një lexues buzësh zbuloi atë që dukej se thoshin, duke i dhënë shpjegim një situate që i bëri shumë ndjekës të dyshonin se çfarë u bisedua mes tyre.

“Vetëm kujdes fustanin” është fjalia që princesha e Uellsit i kishte thënë bashkëshortit të saj, sipas lexuesit profesionist të buzëve, Jeremy Freeman. Ndërsa përgjigjja e Princit William ishte: “Mos u shqetëso aspak”.

William dhe Kate ishin dhe vazhdojnë të jenë dy nga njerëzit më të afërt të mbretit Charles, pasi me djalin më të vogël ky i fundit i ka krisur marrëdhëniet, të cilat aktualisht vazhdojnë të jenë të tilla. Kujtojmë se Mbreti Charles u diagnostikua me një sëmundje të rëndë ç’ ka e detyroi para pak muajsh t’i nënshtrohej kontrolleve mjekësore. Po ashtu edhe Kate Middleton, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë të dy ndodhen në fazën e rikuperimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";