Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë, ndodhet në Ukrainë, bashkë me trupat ruse.

Lajmin e bëjnë me dije televizionet çeçene dhe pamjet e tij në afërsi të Kievit janë postuar edhe në profilin e Kadyrov në Telegram.

Kadyrov postoi një video në Telegram ditën e hënë, ku shihet me uniform ushtarake, duke studiuar plane rreth një tavoline, në një dhomë plot me ushtarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjencia “France-Presse” raporton se videoja është regjistruar në Hostomel, një fushë aviacioni pranë Kievit.

“Ditën e kaluar ishim rreth 20 km larg jush, o nazistë të Kievit. Sot jemi edhe më afër. Dorëzohuni ose do ju vrasim”, tha lideri i Çeçenisë.