Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të rrisin lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut.

 

Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raketat e shfaqura në ekspozitë ishin ndaluar me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhe ishin miratuar edhe nga Rusia dhe Kina. Por, këtë javë ato u panë në sfond gjatë shfaqjes së solidaritetit mes tre vendeve të bashkuara shkaku i rivalitetit të tyre me SHBA-në, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

 

Fotot e medias shtetërore tregonin liderin e Koresë së Veriut dhe të ftuarit e tij në një ekspozitë të disa prej raketave balistike të Veriut. Një tjetër imazh tregoi atë që analistët thanë se dukej të ishte një dron i ri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një analist tha se inspektimi i Shoigut në vizitën e raketave të Koresë së Veriut sugjeroi pranimin nga Rusia të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

 

“Udhëtimi personal i Shoigut dhe gatishmëria e Shoigut për t’u fotografuar me Kimin gjatë këtij turneu është dëshmi se Moska është e kënaqur me modernizimin e vazhdueshëm bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Ankit Panda nga Fondacioni Carnegie me seli në SHBA.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo vizitë e Shoigut përbën vizitën e parë të një ministri rus të mbrojtjes në Korenë e Veriut që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

 

Për Korenë e Veriut, ardhja e delegacioneve ruse dhe kineze shënon hapjen e parë të madhe ndaj botës që nga pandemia e koronavirusit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shoigu i dha liderit korean një letër nga presidenti rus Vladimir Putin, raportuan mediat koreano-veriore.

 

Kim Jong-Un falënderoi Putinin për dërgimin e delegacionit ushtarak të udhëhequr nga Shoigu, duke thënë se vizita kishte thelluar marrëdhëniet “strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai shprehu vazhdimisht besimin se ushtria dhe populli rus do të arrinin suksese të mëdha në luftën për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Kim Jong-Un të publikuar nga mediat shtetërore (KCNA).

 

KCNA nuk iu referua luftës në Ukrainë, por ministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam, u raportua të ketë thënë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht “betejën” e Rusisë për drejtësi dhe për mbrojtjen e sovranitetit të saj./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";