Parlamenti federal dhe dhoma e landeve në Gjermani, i dhanë dritën jeshile ligjit të koalicionit qeveritar për mbrojtjen nga infektimet. Me 571 vota pro, 80 kundër dhe 38 abstenim, deputetët miratuan detyrimin për imunizimin e grupeve të caktuara të popullsisë.

 

Nga mesi i muajit mars, vaksinimi me detyrim do të zbatohet, për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet, institucionet për personat me aftësi të kufizuara, klinikat ditore, zyrat e mjekëve, shërbimet e urgjencës dhe qendrat sociale-edukative.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach u shpreh se lufta kundër pandemisë së koronavirusit ishte qëllimi kryesor i qeverisë së re federale.

 

KARL LAUTERBACH

MINISTER I SHENDETESISE, GJERMANI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj krize sa më shpejt. Me korrigjimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet, është krijuar instrumenti për të thyer valën Delta të pandemisë dhe për të parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur valën e Omicron-it. Duhet të sigurohemi që të paktën festa e Krishtlindjeve dhe udhëtimet për të vizituar të dashurit jo vetëm të zhvillohen, por të jenë të sigurta”.

 

Me ligjin e ri, landet federale mund të urdhërojnë gjithashtu mbylljen e klubeve dhe diskotekave, por edhe të restoranteve. Për të përshpejtuar bërjen e vaksinave, në të ardhmen do të lejohen përkohësisht të bëjnë vaksina kundër koronavirusit dentistët, veterinerët dhe farmacistët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Opozita kritikoi qeverinë për miratimin e ligjit duke argumentuar se ndryshimet e vazhdueshme në një situatë tashmë dramatike vetëm sa rrisin pasigurinë e popullatës.