Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike.
Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Parlamentit sapo miratoi reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre.
Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetit maksimal deri në 10 vjet burg.
Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Europë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal.