Mjekët dhe infermierët të cilët refuzojnë vaksinën rrezikojnë vendin e punës. Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekëve të Brindizit, Arturo Oliva, 30 për qind e stafit mjekësor që punojnë në spitalet e këtij rajoni nuk duan të kryejnë vaksinën. Olivia kërkon që vaksinimi për stafin shëndetësor të bëhet i detyrueshëm me ligj. Punonjësit e shëndetit reaguan përmes një letre publike ku shpjegojnë arsyet e tyre dhe bëjnë thirrje se do të ankimojnë deri në hapje të proceseve gjyqësore për dëmshpërblim në rast se Drejtori i Përgjithshëm do të merrte masa të mëtejshme ndaj tyre.

Në letër, ata shpjegojnë arsyet se i gjithë personeli është i pajisur me të gjitha masat e sigurisë dhe se kanë qenë gjithmonë në gatishmëri që nga fillimi i kësaj pandemie, pa qenë i nevojshëm injeksioni.

Stafi shëndetësor që refuzon vaksinën ka dyshime lidhur me efktivitetin e saj. Ata shpjegojnë arsyet se përse nuk i besojnë verbërisht një vaksine të futur në treg. Ata kanë rezerva lidhur me provat e pamjaftueshme të vaksinave COVID, me besueshmerine dhe me efikasitetin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";